ANTALIA – Gjatë gërmimit në qytetin e lashtë Aspendos, në Antalia të Turqisë, janë zbuluar ndërtesa të vjetra 2.000 vjeçare, të cilat supozohet se janë përdorur si dyqane apo depo, raporton Anadolu Agency.

Qyteti i lashtë i Aspendos, teatri dhe ndërtesat e tjera të të cilit tërheqin një numër të madh turistësh, u ofron surpriza të reja çdo ditë studiuesve.

Hulumtimet sipërfaqësore kanë filluar në vitin 2008, kurse me vendim të Këshillit të Ministrave të Turqisë të vitit 2014 filluan gërmimet, të cilat kanë vazhduar deri më sot nën mbikëqyrjen e profesorit të Universitetit Hacettepe, Veli Kose.

Kose për AA ka thënë se gërmimet e këtij viti u përqendruan në një zonë për të cilën supozohet të ketë qenë një kompleks tregtar.

Ai theksoi rëndësinë e dyqaneve dhe ndërtesave të tjera prej 2.000 vjetësh. “Besojmë se në këto dyqane janë shitur materiale të vlefshme ose këtu janë ruajtur. Për më tepër, ekziston mundësia që disa prej tyre janë përdorur edhe si zyre”, tha ai, duke shtuar se këto pretendime mbështeten nga fakti se ato ishin të vendosura menjëherë pranë agorës, por edhe në qendër të qytetit.

Kose shtoi se gjatë gërmimeve janë gjetur një sasi e madhe monedhash nga periudha helene dhe romake.

Sipas tij, në një dyqan janë gjetur mbetjet të qelqit amfor, shisheve të naftës dhe shisheve të parfumeve, mbajtësit e qirinjve, kopsat e rripave, zbukurime për flokë, thonjtë, unaza dhe gurë unazash dhe shumë sende të tjera.

“Fakti që është ndërtuar një hapësirë në formën e kompleksit dhe dyqaneve dhe që ka pasur ndërtesa tregtare, tregon se kjo ishte një qendër tregtare e rëndësishme. Këtë e dimë edhe nga shkrimet. Aspendos është një qytet i njohur për grurin dhe kultivimin e kuajve”, ka thënë Kose.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: