Turqi, një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në afërsi të një baze të NATO-s në Izmir në Turqinë perëndimore.

Nuk dihet arsyeja ngase ka ardhur zjarri ndërkohë që autoritetet turke po hetojnë.

Disa burime thotë për mediat turke se ka dyshime mbi një sabotim të mundshëm anti-amerikan.

Zjarri i fuqishëm ka prekur edhe disa banesa, duke rrezikuar kështu jetën e banorëve.

Ai ka shpërthyer në zonat e pyllëzuara por nga era është afruar pranë bazës ushtarake të NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb