Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Turqia blen sisteme anti-ajrore ruse “S-400”. Një shah-mat i Putinit?

putin-erdogan

Në fillim erdhi ngrirja e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë, pas krizës që nisi kur një avion rus Su-24 u rrëzua në zonën kufitare me Sirinë, duke çuar në muaj të tërë shikimesh vëngër dhe sanksionesh ekonomike. Pas dështimit të përpjekjes për një grusht shteti në Bosfor, riafrimi që ndodhi në gusht 2016, i mbijetoi edhe atentatit dhe vrasjes së ambasadorit Andrey Karlovit. Së fundi konfirmimi, nga të dy palët: një kontratë e firmosur, që angazhon Erdoganin për blerjen e sistemeve kundërajrore ruse S-400, në një lëvizje që premton të lërë të shtangur anëtarët e NATO-s.

sisteme raketore turqia

Eshtë një ndryshim drastik ai që marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Moskës kanë pësuar në dy vitet e fundit, në një afrim gradual që ka flijuar në altarin e volisë, disa nga bindjet e Presidentit turk (dhe eksportet e domateve drejt Rusisë), ndërkohë që nuk mungonin tensionet me aleatët e Aleancës së Atlantikut të Veriut: që nga Gjermania, e akuzuar se mbron gulenistët që në Turqi akuzohen si arkitektë të grushtit të shtetit, deri tek SHBA, me të cilën ka shumë çështje të pazgjidhura, nga akuzat kundër një ish ministri të financave shumë pranë Erdoganit, deri tek pikëpamjet diametralisht të kundërta mbi rolin që duhet të kenë militantët kurdë në Sirinë veriore.

“Do i marrim ne vendimet që ndikojnë në pavarësinë tonë. Ne jemi përgjegjës kur bëhet fjalë për marrjen e masave të sigurisë për të mbrojtur vendin tonë”, tha Presidenti Erdogan gjatë një vizite në Kazakistan, duke parashikuar “firmosjen e një marrëveshjeje për S-400” dhe duke shtuar: “Për aq sa unë, është bërë edhe një depozitim”. Një deklaratë e raportuar tashmë në mëngjes nga gazetat turke dhe e cila u konfirmua më vonë në fjalët e Vladimir Kozhin, këshilltar i Putinit për bashkëpunimin ushtarak. “Kontrata është gati për zbatim”, sqaroi ai.

“Nëse do të hasnim vështirësi në blerjen e sistemeve të mbrojtjes, nuk do të ishim të sigurt,” tha presidenti turk, në një deklaratë që kujton se si në ditët e fundit, si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë bërë hapa prapa për furnizimin me armë të Ankarasë.

Në Uashington, ku Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kongresit amerikan ka diskutuar kohët e fundit në terma shumë kritike marrëdhëniet me Erdoganin, u miratua një rezolutë që pengon shitjen për ata që merren me mbrojtjen e presidentit, pas përleshjeve që ndodhën përpara ambasadës turke, në ditën e parë të takimit të tij me Donald Trump. Dhe disa orë më parë erdhi lajmi se Berlini ka ndalur përkohësisht eksportin e armëve, në dritën e konflikteve gjithnjë e më të forta me NATO-n dhe shqetësimeve të aleatëve perëndimorë, “në lidhje me rritjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut”.

“Është i natyrshëm reagimi i disa vendeve perëndimore që janë përpjekur të ushtrojnë presion ndaj Turqisë,” shtoi Kozhin duke komentuar mbi marrëveshjen e arritur mbi sistemet ruse. Dhe nga anëtarët e NATO-s, të shqetësuar fillimisht sepse S-400 mund të kenë mospërputhje me sistemet e aleatëve të tjerë, dhe më pas nga implikimet e kësaj marrëveshjeje, reagimet nuk do të zgjasin shumë. /Il Giornale – Bota.al/


Komente ( 1 )

  • jon

    Dje thame qe ishte gjeni. Sot shahisti me i mire. Puti e ka ne xep Tramp si e pranon vete shtypi. Kush e ka rradhen le te dali. Tani ushtaret amerikane ne Turqi te mxjerrin nje selfi para S-400.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.