Punonjësit e organizatave humanitare kanë vendosur tenda dhe kanë shpërndarë ushqim dhe ndihma të tjera për mijëra refugjatë sirianë që vazhdojnë të qëndrojnë në kufi me Turqinë.

Rreth 35 mijë persona janë larguar nga Siria në drejtim të Turqisë, si rezultat i ofensivës së qeverisë siriane në Alepo, javën e kaluar.

Por, Turqia e ka mbyllur kufirin e saj për shumicën e këtyre refugjatëve dhe tendat e refugjatëve janë vendosur në territorin sirian pranë kufirit me Turqinë.

Turqia vazhdon ta mbajë të mbyllur kufirin me Turqinë, pavarësisht kërkesave të liderëve të BE-së, që refugjatët duhet të lejohen për të hyrë në Turqi nga pika kufitare Kilis.

Turqia tashmë i ka të strehuar më shumë se 2.5 milionë refugjatë sirianë.

Shumë sirianë janë larguar nga Turqia drejt BE-së. Refugjatët sirianë përbëjnë numrin më të madh në mesin e më shumë se një milion njerëzve që kanë hyrë në Evropë gjatë vitit të kaluar.

Për të diskutuar në lidhje me refugjatët dhe përballjen me ta, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur sot në Ankara ku pritet të takohet me presidentin dhe kryeministrin e Turqisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: