Turqia ka mbyllur 20 televizione dhe radio.

Sipas The Guardian, zyrtarët kanë thënë se këto kanale ishin në shërbim të organizatave që Ankaraja i cilëson si terroriste.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se do të zgjasë gjendjen emergjente në Turqi edhe për tre muaj, pasi që sipas tij autoritet do të mund të zhdukin kërcënimet të cilat i ka nisur një lëvizje fetare të cilën ai e akuzon për komplot, dhe militantët kurdë të cilët kanë zhvilluar një kryengritje 32 vjeçare.

Disa prej mediave akuzohen se kanë ndihmuar organizatën ‘FETO’ që sipas qeverisë turke drejtohet nga kleriku Fetullah Gylen.

Në mesin televizioneve dhe radiove që janë mbyllur futen edhe disa kanale rajonale që transmetonin në gjuhën kurde.

Vendimi i Turqisë nuk është pritur mirë nga vendet perëndimore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: