Tregu i makinave në Turqi, ndër më të mëdhenjtë në Evropë, do të bëhet me një brend 100 për qind turk.

Rreth një milion vetura në vit shiten në Turqi me brendet e mëdha si Renault, Hyundai, Honda, Toyota e Fiat që kanë fabrika në këtë shtet.

Modeli i parë i kompanisë do të lancohet më 2019 me versionin e prodhuar që do të dalë në rrugë më 2021.

Fokusi kryesor do të jetë prodhimi i veturave elektrike, për të rivalizuar Teslan, transmeton Koha.

Pesë kompani lokale të automobilizmit dhe teknologjisë janë bashkuar nën një projekt të nisur nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Automobili i Turqisë” quhet iniciativa, që sipas planeve të shtetit mund të rivalizojë edhe kompani të forta botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: