Turqia ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të blejë nga ajo, sistemin e raketave të avionëve S-400.

Gazetat turke kanë cituar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ku ka thënë se marrëveshja ëshë nënshkruar dhe se është bërë pagesa e depozitës.

Kozhin, ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, ka konfirmuar se kontrata është nënshkruar, dhe se “po bëhen përgatitje qe kjo kontratë të përmbushet”

Kozhin tha se “të gjitha vendimet në kontratë janë në përputhje të plotë” me interesat strategjike të Rusisë, shkruan rel.

Blerja e armëve nga një furnizues që nuk është furnitorë i NATO-s, ka ngritur shqetësime në shtetet perëndimore.

Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se Turqia është e lirë të bëjë blerje të tilla, bazuar në nevojat e saj për mbrojtje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: