TURQI- Turqia ka nisur sulmet kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Policia gjithashtu ka nisur operacione kundër tyre në të gjithë vendin duke arrestuar kështu 251 persona. Pjesë e këtij operacioni janë rreth 5 mijë policë në vende të ndryshme të Turqisë, njoftojnë mediat e huaja.

Ditën e enjte, forcat kurde kanë shkëmbyer zjarr me luftëtarët e ISIS pranë kufirit me Sirinë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se si pasojë, një ushtar turk ka mbetur i vrarë.

Ndërkaq, Turqia do të lejojë tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të nisin sulme ajrore kundër ISIS nga baza ajrore e Incirlikut në Turqi.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: