Në ceremoninë e hapjes së Presidencës Bullgare të Bashkimit Europian, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk kërkoi që e tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit të jenë më pak dramatike se skenari i Game of Thrones.

‘Historia e Ballkanit është më dramatike dhe interesante se skenari i serialit televiziv ‘Games of Thrones’, edhe pse nuk ka dragonj në të. Ne duam që tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit të jenë më pak të ngjashme me skenaret dramatike. Stabiliteti, siguria, prosperiteti- kjo është ajo që meritojnë popujt e të gjithë rajonit. Qëllimi i Bashkimit Europian është të ndihmojë që ky skenar të bëhet realitet’ tha Tusk gjatë fjalës së tij në kryeqytetin e Bullgarisë.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: