Kompania Twitter ka njoftuar mbrëmë se ka pezulluar 376,890 profile në pjesën e dytë të vitit të kaluar, për shkak të “promovimit të terrorit”, që paraqet rritje me 60% në krahasim me 6 muajt e parë të vitit 2016.

Bllokimi i fundit e çon në 636,248 numrin e profileve të bllokuara prej gushtit të vitit 2015, kur Twitter i shtoi përpjekjet për ndaljen e “ekstremizmit të dhunshëm”.

Twitter, Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, janë nën presion nga qeveritë në gjithë botën që t’i bllokojnë militantët, të cilët e përdorin Internetin për rekrutim dhe për lancim të sulmeve.

Në një njoftim, Twitter ka thënë se kërkesat e qeverive për të dhënat e shfrytëzuesve janë rritur 7% në pjesën e dytë të vitit 2016, në krahasim me pjesën e parë të vitit të kaluar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb