DIBER- Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj mësuesit Agim Muça që akuzohet se ka dhunuar disa nxënës. Vetë mësuesi nuk ka pranuar para trupit gjykues që të ketë dhunuar nxënësit.

Sipas Gjykatës, “nuk ka prova materiale kundër mësuesit”.

Disa ditë më parë, Agim Muça, mësues në një shkollë 9-vjeçare në Orzhanovë në Dibër, u akuzuar se dhunoi me drutë e sobës së zjarrit 12 nxënësit e tij.

Por sipas mësuesit, këto akuza janë të pavërteta, duke u shprehur se ky është një kurth për ta larguar nga puna.

“Gjithçka është thënë për mua është një trillim. Nxënësit nuk janë të shkollës ku jap mësim unë”, tha mësuesi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: