Rrjeti televiziv CBS këtu në Shtetet e Bashkuara ka pezulluar gazetarin veteran Charlie Rose, pas akuzave kundër tij për sjellje të papërshtatshme seksuale. Akuzat nga tetë gra që kanë punuar ose kanë kërkuar punë në stafin e tij u bënë publike nga gazeta The Washington Post:

Përveç rrjetit CBS, edhe rrjeti PBS dhe Televizioni Bloomberg kanë pezulluar shpërndarjen e edicionit të tij me intervista.

Tetë akuzueset kanë punuar për Charlie Rose ose kanë kërkuar punë në stafin e tij. Ato e akuzojnë gazetarin për prekje të papërshtatshme, ngacmuese.

“Më erdhi keq pasi e kam njohur Charlien për një kohë të gjatë. Me sa kuptoj e ka pohuar. S’di ç’të them. Është për të ardhur keq,” thotë gazetari Larry King.

“Duhet të dëgjojmë që të mësojmë dhe të dimë si të parandalojmë skenare të tilla jo vetëm në Hollivud, por kudo në botë, në çdo vend pune, në çdo kulturë. Kjo sjellje duhet të jetë e papranueshme,” thotë aktori Kenneth Branagh.

Gazetari postoi në Twitter një koment ku kërkonte ndjesë për sjelljen e tij, shkruan VOA. Charlie Rose është rasti më i ri i një figure publike që akuzohet për sjellje të papërshtatshme seksuale.

Në Alabama, kandidati republikan për senator Roy Moore vazhdon të mohojë akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale me një të mitur kur ai ishte në të 30-tat.

Kandidati për senator nuk po përfill thirrjet e disa republikanëve me peshë që të tërheqë kandidaturën.
Anketat në Alabama tregojnë se rivali i tij demokrat kryeson aktualisht në garë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: