GJERMANI- Është shpallur i pafajshëm 40-vjeçari shqiptar, i cili u akuzua se hodhi nga dritarja të dashurën e tij 16 vjet më të re. Kështu, gjykata e Landit në Dyseldorf dha vendimin në favor të Faruk M., proces ky që zgjati disa muaj, shkruajnë mediat gjermane focus.de., bild.de. etj.

Trupi gjykues arriti në përfundimin se nuk është arritur të dëshmohet që 40-vjeçari ka hedhur nga dritarja partneren e tij 24-vjeçare Anna S. Kjo e fundit ka pësuar lëndime të rënda, duke e lënë atë të paralizuar. Megjithatë, Faruk M. do të mbetet edhe në vazhdim në burg, transmeton albinfo.ch, pasi akuzohet për trafik droge, ndërsa për këtë vepër penale është dënuar me dy vjet e gjysmë heqje lirie. Në arsyetimin e vendimit të tij, gjyqtari Rainer Drees ka thënë se ‘gjithçka flet se e dëmtuara ka kërcyer me vullnetin e saj nga dritarja’.

Mbi këtë bazë, gjyqtari ka arritur ta demaskojë viktimën në qëllimin e saj për të fajësuar partnerin.
Megjithatë, mbetet e paqartë arsyeja e rrëzimit të 24-vjeçares nga lartësia prej 7 metrash. Para se ta bënte këtë, mes saj dhe shqiptarit ka pasur mosmarrëveshje. Ai e fajësonte viktimën se i kishte vjedhur një portofol me një shumë prej 1800 eurosh dhe në përpjekje e sipër për t`i ikur ndëshkimit të pritur, është rrëzuar aksidentalisht. Ndërkohë, ai dëshmoi se gjatë momentit kur ndodhi ngjarja ka qenë jashtë shtëpisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb