Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç pas arrestimit ka arritur në stacionin e Policisë serbe në Kurshumli.

Pasi u morr në pyetje në kryeqytetin e Kosovës, Gjuriç u la i lirë për të shkuar në drejtim të Serbisë Qendrore.

Mediat kosovare raportojnë se pas para orës 20:00 Gjuriç ka kaluar pikën kufitare në Merdare. Në një prononcim të shkurtër për RTS, Gjuriç pohoi se ndiej keq, ndërkohë që ai ka shkuar edhe në spital. Kujtojmë se Policia e Kosovës arrestoi Gjuric pasditen e sotme në Mitrovicë. Arrestimi i Gjuriç ka shkaktuar reagime të mëdha jo vetëm në Kosovë dhe Serbi, por ka sjelle edhe reagimin e ndërkombëtarëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: