Mesfushori i Kombëtares dhe skuadrës së Freiburg, Amir Abrashi, do të mungojë për 4 javë si pasojë e dëmtimit në sfidën e djeshme në “Bundesligë” kundër Bayern Leverkusen. Futbollisti energjik e i palodhshëm gjatë një dyluftimi me Dominik Kohr mbeti i shtrirë në fushën e lojës nga ku do të dilte për të mos u kthyer më.

Ka qenë vetë klubi i Freiburg që pas prognozës ka përcaktuar edhe kohën e rikthimit të 27-vjeçarit në skuadër.

Për shkak të kohës që i duhet për t’u riaftësuar, Amir Abrashi, do të humbasë dy sfidat e fundit të kombëtares shqiptare për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Ndërkohë Panucci-t i shtohet lista e të padisponueshmëve për takimet kundër Spanjës dhe Italisë më 6 dhe 9 tetor duke patur parasyshë që Roshi, Mavraj dhe Kukeli mungojnë për shkak kartonësh. Tani edhe Abrashi por duhet theksuar se në diskutim janë edhe Ajeti e Gjimshiti, të dy të dëmtuar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb