Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç ditën e sotme do të apelojë dënimin e tij prej 40 vitesh drejt gjykatësve të Kombeve të Bashkuara. Karaxhiç u dënua më 2016 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në masakrën e Srebrenicës më 1995. Gjykata e Hagës dha këtë vendim në dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenti i këtij gjykatës së Hagës, Theodor Meron deklaroi në muajin shkurt se apelet do të shqyrtohen nga Mekanizmi për Tribunale Ndërkombëtare për Krime (MICT).

Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar një dënim më të fortë për Karaxhiç. Kujtojmë se më shumë se 100,000 janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen me dhunë gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: