Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Brazil - Kosta Rika

RUSI 2018
17:00

Nigeri - Island

RUSI 2018
20:00

Serbi - Zvicër


U dhunua në protestë, kryeredaktori i RD: Më goditën policët egërsisht me shkop gome në kokë

kasmi te kjo jave

TIRANE- Kryeredaktori i gazetës ‘Rilindja Demokratike’, Bledi Kasmi, i cili mbeti i lënduar sot në protestën e opozitës, pasi u goditi me shkop gome nga policia, vjen në një rrëfim për emisionin ‘Kjo jave’ në “News24”.

Në një intervistë për emisionin Kasmi tha se në protestë kishte shkuar si gazetar për të mbledhur informacione dhe për të bërë foto. Ai tha se ishte goditur padrejtësisht nga dy polici, ndërsa njëri e kishte qëlluam me shumë egërsi në kokë, shkruan ‘BalkanWeb’.

INTERVISTA
Faleminderit që na pritet në kushtet aspak të zakonshme…Si ndiheni?

Ju falenderoj për vizitën dhe interesimin. Situata po shkon drejt normalizimit, pasi janë 10 qepje që bëri mjeku në kokë.

Si u gjendet ju në vijën e protestës? Ishit si gazetar apo protestues aty?
Isha si gazetar aty, si kryeredaktor. Kam qenë ngjitur mbi një podium të ngushtë, kam bërë disa foto që kam postuar për gazetën online. Në momentin e sulmit po postojë një foto. Këto janë postimet që kam bërë unë me gazetarët (tregon disa foto). Në momentin që ndodhi një lloj incidenti i vogël, protestuesit po shtyheshin, por ishin paqësor. Policia mori urdhër të na shtynte. Përdorën forcë të madhe. Në atë moment u hap një kornizë hekuri, e hodhi policia në tokë. Erdhi policia, unë mora dy goditje me shkopa gome në dy anë, nga dy efektiv. Njëri më quajti tek një pjesë e kokës, dhe pastaj ishte dhe një tjetër goditje e pabesë, ishte trupi i lirë. Më ka goditur tre herë dhe e hapi krahun sa i mbante krahun.

Ju njohu si individ polici qe iu goditi?
Nuk e di, ata qëllonin këdo që i dilte përpara.

Ju shfaqeni duke shtyrë pjesën e hekurit?
Ishte çështje vetëmbrojtje, ishte protestë paqësore, ajo e hekurit kishte rënë në atë moment. Unë kam qenë me 2-3 gazetarë atje.

E prisnit që do kishte dhunë sot?
Nuk kishte pse të kishte dhunë, ishte protestë paqësore. Se kemi parë dhe më keq në botë, digjen institucione, dhe prapë nuk godet policia ashtu në mënyrë barbare. Më ndihmuan dy deputetët Strazimiri dhe Vokshi.

Do ndiqni të gjitha hapat ligjorë?
Po të gjitha. Erdhi Drejtori i Policisë, e tentoi të manipulojë, në sy të mjekëve tha se shkopi i gomës nuk të çanë. Përgjigjen ia dha mjeku se kjo është goditje nga një mjet i fortë i rrumbullakët se lloji i çarjes ka qenë i tillë që nuk ka qenë prerës, që e kishte kuptuar nga çarja, por ai nuk foli pastaj. Një nga shokët e mi i tha; ‘a ta bëjmë provë a të çan apo jo shkopi i gomës’. Do kërkoja që të bëhej një falje publike. Por duke pasur parasysh deklaratën e drejtorit të policisë, qëllimi është manipulimi i fakteve.

Ky është rasti kur një gazetar bëhet vet lajmi…jeni ndër të paktët që është dhunuar. Pse mendoni se ndodhi tek ju?
Kam pasur edhe persona të tjerë pranë. Por në atë moment qëllova unë aty që u qëllua me shkop gome, ishte momenti kur ndoshta u mor urdhri që protestuesit të tërhiqeshit. Imagjinoi kur i ndodh një gazetari këtu, në ditën për diell. Ata thonë se nuk kanë ndodhur nga shkopi i gomës. Ju keni rastin e pak ditëve më parë, ku në komisariatin e Korçës humbi jetën një i ri. Policia në vend që të kërkojë falje publike, bën të kundërt.

Ju urojmë shërim të shpejtë…
Faleminderit!
(ed.me/e.f/BalkanWeb)


Komente ( 7 )