FIER- Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë në burgun e Fierit ku një i dënuar i dha fund jetës. Mësohet se ai është 38-vjeçari me inicialet A.M. nga Qeparoi i Vlorës, i dënuar për vjedhje me 3 muaj burg.

Gazetari Ervis Kuci raportoi për “BalkanWeb” se ai qëndronte i vetëm në qeli, jo me persona të tjerë që mund ta kishin parandaluar aktin ekstrem. Po kështu nga autoritetet e burgut flitet për shenja depresive.

“Nga ana e IEVP, Fier, ky person është dërguar për ekzaminim para ngjarjes, pasi ka shfaqur shenja depresive. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 të së premtes, ndërsa i dënuari ndodhej në qeli teke, pa persona të tjerë”, bënë me dije burime nga burgu i Fieri.

Dyshimet e para janë se 38-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës pasi nuk ka përballuar dot qëndrimin në qeli.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: