TIRANE – Avokati i Mario Majollarit, 28-vjeçarit që u ekzekutua me 3 plumba në zonën e Kinostudios në kryeqytet më 10 prill, Maravgi Staifo, tha se autoritetet suede nuk besuan motivet për të cilat Majollari kërkoi azil në Suedi.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Avokati i tij u shpreh se as vetë 28-vjeçari nuk kishte bërë të gjitha përpjekjet për të marrë mbrojtje në vendin e tij, Shqipëri, shkruan  BalkanWeb

“Autoritetet nuk e besuan motivet për të cilat ai kërkonte mbrojtje, dhe i refuzuan azilin.

Nuk ka ndonjë dokument nga policia shqiptare që siguronte mbrojtjen e tij.

Morën vendimin që autoritetet në Shqipëri, nuk kishin probleme e mungesa, dhe se nuk kishte aplikuar për mbrojtje. Dhe se ai nuk kishte bërë çdo lloj përpjekje për të marrë mbrojtje në vendin e tij.

Autoritetet në Suedi nuk do të bëjnë gjë, por mediat këtu, kanë shkruar për këtë rast, por shpresoj që bordi i migrimit dhe gjykatat t’i shohin me sy tjetër këto çështje,” tha Staifo.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb