SHKODËR- Angjelin Shkami, 32-vjeçari që u vra sot në Shkodër nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Kjo pasi rezulton të jetë arrestuar më parë për kultivim narkotikësh.

Por Shkami ishte liruar në prill të këtij viti dhe prej atëherë nuk rezulton të ketë pasur probleme. Nuk dihet nëse vrasja ka lidhje pikërisht me këtë precedent nga e kaluara.

32-vjeçari ishte aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh publikonte foto e postime të ndryshme. Në njërin prej tyre ai shpërndan një lloj citati për jetën që përfundon me fjalët ‘bëj çfarë të duash, në fund sërish të gjithë do vdesim”.

“Pi duhan. Vdes.
Pi alkool. Vdes.
Dashuron. Vdes.
Gënjen. Vdes.
Jeto. Vdes.
Bëj çfarë të duash, në fund sërish të gjithë vdesim”, shkruhet në postimin e tij.

fb shkambi

32-vjeçari Angjelin Shkabmi u gjet sot i vrarë me tre plumba në makinë pranë varrezave në Shkodër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: