Këngëtarja Olta Boka ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka folur për karrierën muzikore si dhe jetën e saj private. Olta Boka është pyetur edhe për disa foto të publikuara pak kohë më parë në portale ku shfaqej duke u puthur në plazh me një djalë që thuhej se ishte djali i një deputeti. Këngëtarja pranoi se është në një lidhje, por nuk preferoi të bëjë publike më shumë detaje.

“Unë kam zgjedhur të jem e sinqertë jo vetëm me Stivin, por edhe me mamin dhe babin, nuk kam asnjë arsye se përse të mos marr bekimin e tyre. Kam zgjedhur të jem e sinqertë. Prej vitesh unë jam në një marrëdhënie, por do të doja shumë që pjesa e detajeve të qëndronte brenda privatësisë, duke respektuar edhe partnerin. Do të ishte më e shëndetshme edhe figura ime artistike dhe ajo private, që të qëndronin veçmas”, tha Olta Boka.
olta-2-1
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: