Tifozët e West Ham pak javë më parë u bënë protagonist të një incidenti gjatë ndeshjes që klubi i tyre po zhvillonte në shtëpi kundër Burnley. Të irrituar dhe shumë të mërzitur me rezultatet e ekipit ata hynë në fushën e lojës duke e ndërprerë për disa minuta.

Ky veprim nuk u ka pëlqyer drejtuesve të cilët kanë marrë masa ekstreme ndaj 5 tifozëve më problematikë. West Ham i ka dënuar duke u hequr përjetë të drejtën të shohin ekipin e tyre në stadium.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: