TIRANË – Reagon Ministria e Kulturës në lidhje me lajmin e publikuar nga ILDKP se ka gjobitur ministren Mirela Kumbaro për mosdeklarim të pasurisë. “Bëjmë të ditur se Ministrja e Kulturës, zonja Mirela Kumbaro, në zbatim të nenit 7 të ligjit 9043 datë 10.04.2003 i ndryshuar, ka kryer detyrimin e saj ligjor duke paraqitur në datën 27.3.2015 prot. 1575 deklaratën e pasurisë. Kjo deklaratë është paraqitur në zarf të mbyllur përpara datës 31 mars 2015. Bashkëngjitur shkresa përcjellëse me numër protokolli 1576 i datës 27.03.2015”-thuhet në njoftimin e ministrisë. Dje, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, gjobiti dje në shumën e 100 mijë lekëve 81 zyrtarë, që nuk deklaruan pasuritë, mes të cilëve dhe Kumbaro.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb