Kryeplaku ose i njohur ndryshe si kreu i fshatit Podgorie në Pogradec, Arben Pilinxhi është vënë në pranga sot ndërsa shiste 20 kg kanabis.

Por kush është Arben Pilinxhi? Ai ishte shpallur në kërkim në janar të këtij viti, në një operacioni ku u arrestua djali i tij 26-vjeçar Orlind Pilinxhi. Në këtë operacion u zbuluan në banesën e Pilinxhit lëndë narkotike, armë, fishekë, një shumë e konsiderueshme eurosh dhe makina luksoze. Në rrjetet sociale janë publikuar foto të 44-vjeçarit dhe djalit të tij me Hummer dhe para në dorë, por edhe mes fushës me hashash.

Përveç Pilinxhit, në pranga janë vënë sot edhe tre shtetas të tjerë të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të tij në trafik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: