Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

U kap me 863 mijë euro, avokati: Biznesmeni Sota nuk kishte dijeni për patentat

avoakt

TIRANE– Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit Tahiri dhe bashkëshortes së tij. Në përfundim të seancës, avokati i biznesmenit thotë se klienti i tij nuk kishte dijeni për faktin se patentat e Saimir Tahirit ndodheshin në makinat e tij.

Sa i takon parave që i janë gjetur në makinë, avokati Fatmir Brakaj thotë se ato janë të justifikuara, pasi përdoren për aktivitetin e biznesit të familjes.

“Paratë janë tërhequr kesh, pasi janë paguar të gjitha detyrimet e tatimeve. Ne paraqitëm prova në Gjykatë, për rastin. Me Kurumin biznesmeni Sota ka bashkëpunim të vazhdueshëm. Bëhet fjalë vetëm për para të ligjshme, të Sotës. Shoferi i ish-ministrit ka pranuar që ka bërë një gabim shumë të madh që ka harruar patentat aty. Sota nuk ka patur dijeni për patentat që ndodheshin në makinën e tij. Madje ai ka shfaqur habi kur policia ka gjetur patentat në makinë. Ai ka njohje me ish-ministrin. Ka njohje edhe me shoferin e Tahirit, por kjo nuk do të thotë se ka lidhje me patentat që u gjetën aty. Do të ishte mirë që prokuroria të bëjë hetime objektive”, u shpreh avokati i biznesmenit Sota.

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.