ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap në makinë me një sasi hashashi.

Krenar Neziraj, u ndalua nga agjentët e Raguzës, teksa tentonte të largohej. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, me leje qëndrimi të rregullt në Itali, tentoi që t’i ikte policisë në këmbë, pasi ndaloi makinën. “Ansa” shkruan se shqiptari dyshohet se bënte rolin e korrierit.

Po ashtu mësohet se nëse droga do të dilte në treg për shitje, kapte vlerën e 350 mijë eurove. Droga ishte ndarë në 34 pako me mbi një kilogram secila, të ndarë në copa 100 gramë të stampuar me logon e euros, ndërsa ishin fshehur poshtë sediljes së makinës. Gjatë kohës që shqiptari u mor në pyetje, nuk dha informacione rreth origjinës së drogës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb