GREQI- Dy shqiptarë dhe një grek janë vënë në pranga nga policia në Athinë, pasi janë kapur duke transportuar mbi 41 kilogramë marijuanë. Ndalimi i tyre u gjatë operacionit të policisë greke të realizuar në Salaminë, në Athinë, ku gjatë kontrollit në makinë iu gjetën 40 pako me marijuanë.

Lënda narkotike e cila arrin peshën totale 41 kg 920 gramë marijuanë, ishte fshehur në një vend të posaçëm në mjet.

Sakaq, policia ka vënë në pranga shqiptarin 32-vjeçar dhe shtetasin grek 58 vjeç, të cilët ndodheshin në makinën ku u gjet droga, e më pas u arrestua edhe një bashkëpunëtor i tyre, një shqiptar 34-vjeçar.

Policia greke sekuestroi dy automjete, 9 aparate celularë, si dhe 350 euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: