Zhgënjimi i shkrimtarit nga kryeministri Cipras. Apel për një lëvizje brenda Syriza-s

Nga Manolis Glezios/“Huffingtonpost”
Fakti që Trojka është pagëzuar me emrin e ri “institucionet”, që Memorandumi quhet tashmë “Marrëveshje”, dhe që kreditorët e BE emërtohen “partnerë”, është pak a shumë si t’ia ndërrosh emrin peshkut dhe ta quash thjesht mish. Nuk ndryshon asnjë, nga çfarë ishte më parë.
Ju nuk mund të ndryshoni rezultatin e votës së popullit grek, në zgjedhjet e 25 janarit. Grekët votuan për atë që Syriza premtoi, se do të anulonte regjimin e rreptë të kursimit, domethënë jo do te pengonim jo vetëm strategjinë e oligarkëve gjermanë dhe vendeve të tjera të kreditorëve, por do t’i kundërviheshim edhe vetë oligarkisë greke.
Ne u zotuam të shfuqizojmë Memorandumin, Trojkën, dhe të gjitha ligjet që diktonin masat e kursimeve. Ka kaluar më shumë se një muaj, dhe ky premtim nuk është përkthyer ende në veprime konkrete. Dhe kjo është me të vërtetë e turpshme. Nga ana ime, unë i kërkoj falje popullit grek, që u bëra pjesë e këtij iluzioni të madh.
Para se të shkojmë më tej në drejtim të gabuar, para se të jetë shumë vonë, duhet të reagojmë. Para së të gjithash, këtë duhet ta bëjnë anëtarët, miqtë dhe përkrahësit e Syriza-s, përmes takimesh intensive dhe urgjente në çdo nivel drejtues, ku duhet të vendoset me votë, nëse do të pranohet më tej një situatë e tillë.
Disa thonë se gjatë një marrëveshje, duhet të jesh i aftë edhe të bësh lëshime. Por në parim, mes shtypësve dhe të shtypurve, nuk mund të ketë asnjë kompromis, pasi s’mund të ekzistojë një gjë të tillë ndërmjet skllevërve dhe tiranëve. Liria është e vetmja zgjidhje.
Por edhe në qoftë se ne e pranojmë një absurditet të tillë, lëshimet e bëra tashmë nga qeveritë e mëparshme, në favor të të memorandumeve, të cilat kanë shtuar papunësinë, masat shtrënguese, varfërinë masive dhe vetëvrasjet, kanë çuar vendin përtej cdo lloj kufiri logjik.

* Shënim: 93-vjecari Manolis Glezos eshte nje shkrimtar dhe ikone e se majtes tradicionale greke. Nje nga pjesetaret e shquar te rezistences greke gjate Luftes se Dyte Boterore. Prej vitit te kaluar, është anëtar i Parlamentit Evropian për Syriza-n.

(d.b/Bota.al/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: