Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

U la jashtë kabinetit “Rama 2”, mesazhi prekës i ish-ministres: Nuk gjej dot fjalët e duhura për…

Mimi Kodheli

TIRANË- Ajo i dorëzon sot detyrën koleges së saj socialiste Olta Xhaçka por duket se largimi nga Ministria e Mbrojtjes e ka prekur dhe ‘ministren e hekurt’ Mimi Kodheli, e para femër në krye të një institucioni me profil maskilist.

Në një status në “Facebook”, jo pa emocione Kodheli shkruan se nuk gjen dot fjalët e duhura për të falënderuar gratë dhe burrat nën uniformë, ndërsa shprehet krenare për Forcat e Armatosura.

“Nuk do të gjej dot fjalët e duhura (e megjithatë do të vazhdoj të flas a shkruaj, sa herë që kjo mundësi të më jepet) për t’ju përshëndetur e falënderuar të gjithëve një e nga një, ju gratë dhe burrat nën uniformë.
Unë thjesht dhe vetëm mbetem krenare për Forcat e Armatosura të Shqipërisë! Ju falënderoj për shërbimin që i jepni Atdheut!”, shkruan Kodheli, e cila do të jetë deputete e PS-së në parlament për 4 vitet e ardhshme e zgjedhur në qarkun e Kukësit.

Kodheli fb

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

  • A ke piketuar ndonji prej atyne kapterrave se do te leje pa gje ajo xhaqka se ajo eshte e pa ngopur ajo dy i ka tligjerum harroi ato tjeret hahahahaha u bat ju me ju pri ushtrise shqiptare pika ishalla me gjithe drejtusit e juj

  • U dhije SHqiperia ,u menderos ushtria –Mimi-e ktheu ushtrine nga ushtri qe aderon ne Nato ne punonjes komunale ,kurse kjo –xhaxhaxhka–do i ktheje ne punonjes bujqesie te mbjellin –hashash dhe patate ..

  • jam plotesisht dakord me te dy komentuesit, vecanerisht me Janillatosin!
    Mrika ministre mbrojtje ka qene nje trishtim kombetar! E sikur te mos mjaftonte kjo e pason ish e reja e Shemsie Kadrise, Olta, qe e gjeti burrin e dyte ne greve urie!!
    Dhe shalegjati thote se do kemi vitin e Skenderbeut!!!

  • Janullatos duket qe ta ka kapur jo mire pergjuesi. E para Kodheli cdo jave mblidhte gjenerale dhe drejtore dhe u jepte dajak…..rrinin si dhjeranuke te gjithe. Dukesh qe informatat i ke te gabuara, pasi gjeneral ka pasur me bollek:
    Jeronim bazo
    Qemal shkurti
    Ylber dogjani
    Nazmi cahani
    Vladimir avdiaj
    Manushaqe shehu
    Ded prenga
    Tonin marku
    Pse ai Jar handikapati nuk donte te dekretonte gjenerale me urdher te Saligradit nuk eshte faji kujt.
    Sa per dajak aq kane ngrene keta legener gjeneral as ka ngrene kush.
    Te fala patrilles dhe saligradit

  • Ik moj Ministrja me hakmarrese ne historin e Ministrise se Mbtojtjes . Te vjen keq per zyrat po ,qe harxhove me miljona e miljona me projektet e bera nga burri yt se bashku me Dejtorin e Institutit te Studimeve te Mbrojtjes. Ti veç urrejtjes dhe egos tende asgje nuk ndryshove . Ke shume haka per te lare ti Mimi . Zoti eshte I madh .

  • Pse i shkaterrove atehere kur i vlereson kaq shume. Deri sot ke perdorur menyrat me mizore por injorante ne drejtim. Vetem Whatsup ke perdorur dhe kete me individin e fundit ne rrjesht. Nuk i takove njehere komandatet, drejtoret, pate frike nga gjeneralet dhe i le vendet bosh per kater vite, drjetove ushtrine me kater kolonelet me te ulet te forcave te armatosura dhe tani prekesh. Shume e pacipe

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.