TIRANË- Ajo i dorëzon sot detyrën koleges së saj socialiste Olta Xhaçka por duket se largimi nga Ministria e Mbrojtjes e ka prekur dhe ‘ministren e hekurt’ Mimi Kodheli, e para femër në krye të një institucioni me profil maskilist.

Në një status në “Facebook”, jo pa emocione Kodheli shkruan se nuk gjen dot fjalët e duhura për të falënderuar gratë dhe burrat nën uniformë, ndërsa shprehet krenare për Forcat e Armatosura.

“Nuk do të gjej dot fjalët e duhura (e megjithatë do të vazhdoj të flas a shkruaj, sa herë që kjo mundësi të më jepet) për t’ju përshëndetur e falënderuar të gjithëve një e nga një, ju gratë dhe burrat nën uniformë.
Unë thjesht dhe vetëm mbetem krenare për Forcat e Armatosura të Shqipërisë! Ju falënderoj për shërbimin që i jepni Atdheut!”, shkruan Kodheli, e cila do të jetë deputete e PS-së në parlament për 4 vitet e ardhshme e zgjedhur në qarkun e Kukësit.

Kodheli fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: