Vladimir Kosta, deputeti i cili u largua kohë më parë nga PS, ka shpërthyer nëpërmjet një statusi drejtuar avokat Spartak Ngjelës, ku i tregon se “kryeministri Rama është 10 nivele më poshtë se ai pararendës Sali Berisha”.

Sipas Kostës, në 4 vitet që ky i fundit e ka njohur Ramën, thotë se kreu i qeverisë nuk e do Shqipërinë, madje ai ka abuzuar me pasurinë kombëtare.

“Ky kryeministër ja hoqi një vakt buke popullit shqiptar dhe ti i ke dalë në mbrojtje deri më sot!
Është 10 nivele më poshtë se Saliu për të cilin ju skeni rreshtur duke e akuzuar,” shkruan Kosta.

Statusi i plotë

Avokat Ngjela , Rama është 10 nivele më poshtë se Saliu .
MË E KEQJA E SHQIPËRISË !

Avokat, ti e njeh me kohë Ramën , unë këto 4 vite që e njoha e them me bindje se ai nuk e do këtë vend … gjithçka që ka bërë deri më sot janë të verifikueshme dhe hetohen shumë kollaj qoftë edhe për punimet e maskuara.
Rama ka abuzuar shumë me pasurinë kombëtare , për mua ti kalojë prokurorisë dhe jo më të kërkojë votën për kryeministër !
Ky kryeministër ja hoqi një vakt buke popullit shqiptar dhe ti i ke dalë në mbrojtje deri më sot!
Është 10 nivele më poshtë se Saliu për të cilin ju skeni rreshtur duke e akuzuar.
Mbroje këtë vend, se Rama bën çmos ta zhdukë OPOZITËN .
Edhe diçka, nëse e ke parë filmin “War dogs” Rama është tipiku Diveroli i ngjashëm në karakterin e atij kontrabandisti 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb