TIRANE- Deputeti Namik Dokle, i cili u la jashtë liste për të garuar nën siglën e PS për zgjedhjet e 25 qershorit, ka një kërkesë publike.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Dokle, i cili ishte gjatë inaugurimit të rrugës që lidh Kukësin dhe Kosovën, nuk i kurseu falënderimet. Mes të tjerash ai i kërkoi dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit nëse do të kryejnë aq mirë punimet për aksin në fjalë sa kolegët e tyre kosovar.

MESAZHI I DOKLES
NJE RRUGE, TRE FALENDERIME DHE NJE KERKESE..
Eshte fjala per rrugen qe lidh fshatin Borje te Kukesit me Kosoven. Dje u inaugurua pjesa andej kufirit, kendej akoma jo…Kur?!
Falenderimet jane per qeverine e Kosoves dhe posacerisht per ministrin Lutfi Zharku dhe kryetarin e komunes Dragash Salim Jenuzi qe mbajten fjalen e dhene borjaneve.
Falenderoj ambasadorin tone ne Prishtine, Qemal Minxhozi per interesimin e vazhdueshem qe kjo rruge te behej.
Falenderoj firmen kosovare Renault-Tahiri per punen shume cilesore.Standarti i kesaj rruge te vogel, ashtu si edhe vazhdimi i rruges se kombit ne Kosove, krahasuar me pjesen e Shqiperise, tregojne se per infrastrukturen e rrugeve, Kosova eshte me afer Europes.
Dhe kerkesa? Eshte per Fondin Shqiptar te Zhvillimit: A do ta beni edhe ju po aq mire sa koleget kosovare, pjesen kendej, nga kufiri deri ne Borje?!
20106519_1352193351545656_1862835322499335298_n

20046630_1352193474878977_8420359740438971092_n

20245737_1352193528212305_4155849082964119279_n

20139913_1352193581545633_6851304439666985935_n

20046422_1352193641545627_4690189932810438023_n

20106456_1352193698212288_8003074471689645388_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb