Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, pritej që të përfshihej në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Christian Panucci për dy sfidat e fundit të Kombëtares në eliminatoret e Botërorit kundër Italisë dhe Spanjës. Ndryshe nga parashikimet e opinionistëve dhe specialistëve, futbollisti i korçarëve mbeti jashtë kësaj liste.

Në përfundim të ndeshjes së fituar 1-2 kundër Kukësit, Lilaj për “supersport” ndër të tjera është shprehur se për lojtarët e Superligës ekziston një paragjykim.

Ku qëndron forca e skuadrës

“Faleminderit për vlerësimin. Sot të gjithë lojtarët kanë bërë një lojë të shkëlqyer pavërsisht lodhejs sepse kemi zhvilluar 3 takime. Ekipi e përballoj shumë mirë këtë gjë. Besoj se kalimi në grupet e Europa Ligës na ka dhënë një hap më shumë në krahasim më kundërshtarët. Jemi në një rritëm tjetër falë përgatitjes gjatë gjithë verës. Ky mendoj është çelsi i suksesit të Skënderbuet.”

Objektivi i golashënuesit

“Nuk besoj se është një nga objektivat e mi, por gjithmonë kur do më jepet mundësi do mundohem ta shfrytëzoj në maksimum. Kur shënon është gjë e mirë.”

Mosprezenca në ekipin kombëtar

“Është gjë e mirë që ngrihet si shqetësim mospërfshirja e lojtarëve të Kategorisë Superiore në ekipin kombëtar. Besoj kanë qënë të paragjykuar gjatë gjithë kësaj kohe. Unë si futbollist nuk dua as të diskutoj as të paragjykoj vendime të trajnerit. Unë thjesht i zbatoj ato, jo vetëm të trajnerit të Kombëtares por dhe të Skënderbeu po të ndodhte e njëjta gjë prap do ta pranoja me përulje.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb