Orges Shehi, portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit të korçarëve në kampionat kundër Luftëtarit, rrezikon të qëndrojë larg fushave për një kohë më të gjatë se çfarë u mendua më parë.

40-vjeçari i cili u detyrua të linte ne mes takimin kundër gjirokastritëve pas disa kontrollove të imtësishme rezulton se ka probleme me ligamentin e brendshëm të gjurit.

Nga se mësohet për Shehin nuk është nevoja e një ndërhyrje kirurgjikale, por gardiani mendohet të qëndrojë rreth një muaj larg fushave. Në sfidat në vijim vendin e tij pritet ta marrë portieri i dytë, Aldo Teqja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb