Largimi i saj nga “Top Channel” pak kohë më parë ishte padyshim një prej largimeve më të bujshme të këtij sezoni televiziv. Kjo sepse pasi braktisi emisionin “Pasdite në Top Channel”, përfaqësuesit ligjorë të televizionit deklaruan se do të ngrinin një padi për moderatoren për mungesën e profesionalizmit të saj në punë, ndërsa vetë Jonida deklaroi se nuk ishte dakord me mënyrën si organizohej puna në emision, gjë që e shtyu të largohej.

Por duket se Jonida Shehu nuk do t’i mungojë edhe për shumë gjatë ekraneve shqiptare. Burime për “Xing.al” kanë bërë të ditur se Shehu është rekrutuar nga “Klan” dhe me shumë gjasa, moderatorja do të ketë një emision të sajin në “Klan Plus”.

67903-640-0-5a33e2cee4b39

Ajo është një prej emrave më të rëndësishëm që janë bërë pjesë e “Klan” këtë vit dhe mbetet vetëm për t’u parë se me çfarë emisioni do të vijë kësaj radhe./xing

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: