POGRADEC-Një 43-vjeçar do të hetohet penalisht, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar vlera të ndryshme monetare.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet N.C., administrator i një fondacioni humanitar në aksion rrugor Përrenjas-Pogradec u merrte lekë qytetarëve.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 18.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin:
N.C., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi ky shtetas, duke qenë administrator i një fondacioni humanitar, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, në afërsi të Qafë Thanës, iu kërkonte qytetarëve të ndryshëm, vlera monetare me pretendimin se ato do të përdoreshin për llogari të fondacionit, por nga veprimet e kryera dyshohet se i përvetësonte ky i fundit. Neni 143/2 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: