Lajmi se Tuba Buyukustun e njohur si Elif nga seriali “Diamante dhe dashuri” dhe bashkëshorti i saj Onur Saylak i dhanë fund martesës së tyre pushtoi mediat turke pak muaj më parë, veçanërisht pas zërave që pretendonin se dyshja u divorcua pasi aktorja tradhtoi bashkëshortin me një biznesmen turk.

Por tashmë që gjërat janë qetësuar dhe pasi ish-bashkëshorti i saj pohoi që nuk ishte tradhtia arsyeja e ndarjes së tyre, Tuba dhe biznesmeni Umur Evirgen duket se nuk fshihen më.

Dyshja së fundmi është fotografuar duke darkuar në një restorant në Stamboll. Ata janë larguar së bashku me makinë teksa ishin kapur përdore. Aktorja e famshme turke ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për lidhjen e tyre, por duket se gjërat dalëngadalë po bëhen serioze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: