VENECIA- Dy shqiptarë kanë rënë në pranga, pasi u kapën nga policia italiane me 2 kg kokainë. “Libero.it” shkruan se shqiptarët, 30 dhe 29 vjeç, e kishin fshehur drogën në parakolpin e makinës së tyre tip ‘Wolkswagen’.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, pasi u ndaluan gjatë një kontrolli rutinë para një supërmarketi nga Guardia Di Finanza në Venecia, shfaqën shenja nervozizmi. Fill pas kësaj karabinierët kontrolluan me qentë e antidrogës makinën, ku më pas u zbulua dhe sasia e drogës.

Droga ishte vendosur në një pjesë boshe të parakolpit që ishte ndërtuar enkas për të. Të njëjtat burime theksojnë se droga ishte kokainë e pastër dhe nëse do të dilte për shtije të treg ajo kapte shifrën e 200 mijë eurove. Tashmë shqiptarët ndodhen në paraburgim në Venecia, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb