TIRANE- Dy vajza adoleshente janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Kanë qenë vet familjarët ata që kanë dhënë alarmin në polici.

Burime zyrtare bënë me dije se 16-vjeçaret ishin nisur sot për në shkollë, por nuk ishin kthyer më në shtëpi. Policia bën me dije se po punohet për gjetjen e dytë dhe dyshimet janë se kanë ikur në Kosovë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 20.11.2017, shtetasit M.P dhe B.O, vjeç 23 e 44, kallëzojnë se në mëngjes janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer, motra dhe vajza A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, nxënëse në vitin e dytë të një shkolle të mesme, të cilat dyshohen se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb