TIRANE- E mbani mend lajmin që ‘pushtoi’ mediat një muaj më parë se këngëtari Kastro Zizos ishte përjashtuar nga pjesëmarrja në Festivalin e fundvitit. Kaq mjaftoi që të nisin debatet, deklaratat dhe kundërpërgjigjet. Lidhur me këtë çështje reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili denoncoi rastin në fjalë ndërsa nuk kurseu as akuzat për qeverinë.

Fill pas këtyre deklaratave reagoi edhe vet Kastro, i cili kërkoi që kjo çështje mos të politizohej. Mes këtyre debateve u përfshi edhe zëdhënësja e festivalit, gazetarja Kozeta Kurti. Kjo e fundit teksa ishte e ftuar në ‘Thumb’ dha detaje nga ‘incidenti’ ndërsa tregoi edhe një mesazh që vet Kastro i kishte dërguar asaj.

“Kënga e Kastros nuk kishte pse të censurohej sepse nuk kishte probleme etniteti, komuniteti, nuk ishte fyes, nuk ishte racist. Ka një dallim mes përjashtimit dhe mospranimit. Kënga e Kastros nuk mblodhi pikët e duhura nga të gjitha specifikimet që ka kënga. Kur votimi është 50 minus 1, nuk legjitimohet, kaq është e gjitha”, u shpreh Kozeta Kurti.

Teksa u pyet nëse ajo dhe Kastro ishin akoma miq, Kozeta u përgjigj: “Ah si nuk e kam telefonin me vete, të tregoj mesazhin e Kastros, i cili më shkruante: Atë punë kanë portalet! E rëndësishme është që ne të dy jemi okay”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb