Nice po luan aktualisht një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Montpelie pasi kërkohet me çdo kusht fitorja për të vazhduar ëndrrën që në fund të sezonit i sheh ata kampionë të “Ligue 1”. E në një sfidë të tillë, Mario Balotelli nuk është i disponueshëm për klubin pasi fundjavën e kaluar futbollisti kontrovers fyeu gjyqtarin e takimit në sfidën kundër Lorient.

Kjo nuk është hera e parë që Super Mario sillet kështu dhe me shumë mindësi as e fundit, por kësaj here agjenti i njohur i lojtarit, Mino raiola i ka tërhequr veshin klientit të tij për atë veprim.

“Ai e di që e meriton atë pezullim dhe i vjen keq për këtë gjë, por në fund të fundit ndodhi për faj të tij. Gjithsesi, e kam gjetur zgjidhjen që të mos ndodhë më, sepse do t’i pres gjuhën Balotelit. Nëse ke talent në futboll, disa gjëra të tjera janë të tepërta”, tha Raiola.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb