DURRËS- Ka ndërruar jetë në spital 46-vjeçari nga Durrësi që u plagos me thikë në këmbë në datën 7 shtator. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima me iniciale A.Ll. ka vdekur ditën e martë më 12 shtator në spitalin e Durrësit. Pas 5 ditësh i shtruar në spital, fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë. Autori i krimit është Ilir Haku 44 vjeç, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Ngjarja:
Një konflikt i rëndë mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në lagjen nr.17 më 7 shtator.
Pas një konflikti për motive të dobëta, Ilir Haku 44 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin A.Ll. 46 vjeç.
Të dy protagonistët e sherrit janë me banim në Durrës, ndërsa arsyet e konfliktit të rëndë që çoi deri në përdorimin e armëve të ftohta, sipas policisë, janë për motive të dobëta.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb