LEZHË – Humb jetën 8-vjeçarja nga Lezha, e cila paraditen e sotme ra nga kati i 6-të i pallatit. Ndonëse ajo u dërgua me urgjencë drejt QSUT me helikopter, vogëlushja me inicialet K.P., nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Lezhër, rreth orës 12:50, në lagjen “Besëlidhja”.

Vajza u transportua menjëherë me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt kryeqytetit.

Në momentin e ngjarjes, thuhet se vajza ka qenë e vetme në banesë dhe ka dalë të luaj në ballkon dhe ka rënë aksidentalisht prej aty. Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të 8-vjeçares nga pallati, megjithatë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.
 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: