ITALI – Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë  në qytetin e Perugias, nën akuzën e shitjes së narkotikëve.

Shqiptarët e moshës 21 dhe 36 vjeçar u arrestua pas fqinjët i raportuan, pasi në banesën e tyre kishin hyrje-dalje të vazhdueshme nga klientët.

Policia sekuestroi 56 gram kokainë dhe peshore precize në divan, së bashku me një mijë euro.

Banorët e zonës raportuan pranë karabinierëve ardhjen e shumta të klientëve të tyre.

Dy telefona celularë u sekuestruan, ndërsa u gjet edhe lista e konsumatorëve. Të dy shqiptarët janë dërguar në burgun Capanne.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: