TIRANE– 31-vjeçarja Vilma Dule është vajza nga Vlora që 5 vite më parë u sulmua me acid nga një i panjohur poshtë pallatit të saj teksa shkonte për në punë.

Ngjarja ndodhi më 27 gushtit 2013, teksa 31-vjecarja u sulmua me acid në fytyrë nga një i panjohur, duke i shpërfytyruar fytyrën, rrezikuar seriozisht shikimin e shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë.

Edhe pse kanë kaluar 5 vite që nga ajo kohë, Vilma Dule ka gjetur kurajon dhe forcën për të ecur para dhe i është nënshtruar disa operacioneve për të rikuperuar pamjen.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto në profilin e saj të Facebook dhe ka përçuar mesazhe të rëndësishme që lidhen me vazhdimësinë e jetës dhe mosdorëzimin pavarësisht gjithckaje.

“Kur një njeri ka një kauzë, ai jeton. Gjeni tuajën “, shkruan Vilma Dule.
35883349_1985540381663295_4045910290057920512_n
36063147_1985540451663288_5992788818959269888_n
y6ghbn
e9ee57de76610ed2c3aff91985d15600
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: