Gianluiggi Buffon në përfundim të ndeshjes me Itali-Suedi që vulosi edhe një nga ditët më të errëta të kombëtares axurre, duke mos u kualifikuar për në Botëror, deklaroi se do t’a mbyllte këtu aventurën me të kalëtrit.

Në mbrëmjen ‘Gala’ të organizuar mbrëmë për ndarjen e çmimeve të vitit në Itali, Buffon për “Goal” ka deklaruar se ai ka marrë një pushim dhe se për Kombëtaren do të jetë kurdoherë gati.

“Kam një moshë të caktuar. Thjesht kam marrë një pushim. Kam qenë gjithmonë një ushtar, në gatishmëri për Kombëtaren dhe Juven, dhe duke qenë i tillë, nuk mund të dezertoj. Edhe në moshën 60 vjeçare, nëse do kishte shumë portierë të tjerë, do i përgjigjesha pozitivisht një grumbullimi në kombëtare” – deklaroi Buffon.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb