TIRANE – Rrjetet sociale në ditët e sotme janë shndërruar në një burim informacioni për të gjithë sidomos për të mësuar më shumë rreth jetës së personazhve të njohur.

Pak kohë më parë mësuam se reperi nga Kosova Mozzik është ndarë nga e dashura e tij, Loredana. Çifti nuk ishte shfaqur më së bashku dhe gjithashtu të gjitha fotot me njëri- tjetrin në Instagram ishin fshirë si me magji.

Pasi qarkulloi për disa ditë me radhë një lajm i tillë, sërish nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, ata na treguan se nuk ishin ndarë. Mund të kishte qenë një zënkë apo thjesht nuk kishin dashur që ta bënin lidhjen e tyre më tepër publike, nuk e dimë ende, por ajo që dimë është se ata janë bashkë.

Si për të na vërtetuar këtë që thamë pak më sipër, Loredana ka postuar një foto shumë kuptimplotë. Në foton e saj na shfaqet Mozzik me dy varëse në qafë, ku njëra ka emrin e tij dhe në tjetra emrin e Loredanës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: