TIRANE- Ashtu siç ishte parashikuar, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinanji është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, bashkë me demokratin Gazmend Bardhi, sa i takon çështjes së audio-përgjimit ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Teksa mbante një fletë të bardhë, ku shkruhej “Unë nuk jam Ervin Salinanji”, Salianji në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ Klodiana Lala ironizoi ministrin Fatimir Xhafaj.
“Sa mund të mohoj unë që jam Ervin Salinaji, aq mund ta mohojë Xhjafaj që audio-përgjimi nuk është i vërtetë”, tha Salianji, shkruan ‘BalkanWeb’.
Kujtojmë se tashmë ka një hetim pas bashkimit të dy procedimeve, atij të nisur nga Prokuroria e Tiranës për kallëzim të rremë të pretenduar nga Agron Xhafaj dhe për trafik droge të nisur nga Krimet e Rënda.
(ed.me/BalkanWeb)