Mohamed Saleh deri më tani ka rezultuar blerja më e goditur e “Premier League” duke marrë parasysh edhe çmimin që Liverpool i pagoi Romës për shërbimet e tij. Egjiptiani deri më tani ka shënuar 21 gola në 26 ndeshje në kampionat, vetëm 1 më pak se Harry kane që është edhe golashënuesi më i mirë.

Por për të kapur këto shifra 24-vjeçari është ndihmuar edhe nga Philipp Coutinho, braziliani që në janar kaloi te Barcelona. I pyetur nga spanjollja ‘marca’ për Coutinho-n Salah është shprehur:

“Më mungon ai. Ishte miku im, një djalosh shumë i mirë. I uroj gjitha të mirat në Barcelonë, sepse është lojtar i jashtëzakonshëm, me shumë cilësi. Jam krenar që kam luajtur përkrah tij”, është shprehur Salah.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb