Nga: Dorjana Bezat

TIRANE- Të tjera detaje zbulohen nga ekzekutimi i 64 vjecarit Memli (Afrim) Begalla mbrëmë në kryeqytet. “BalkanWeb” mëson se viktima është qëlluar sapo ka tentuar të hipe në mjetin e tij. Sipas burimeve viktima mund ta ketë njohur atentatorin pasi është qëlluar nga afër dhe vetëm me 1 plumb në koke i cili rezultoi vdekjeprures.

Arma dyshohet të ketë qenë me silenciator pasi as banoret e pallatit dhe as bizneset afër nuk kane dëgjuar të shtëna me armë. Policia është vene ne lëvizje vetëm pasi banoret e pallatit tek rruga ‘Nikolla Tupe’ kane pare trupin e shtrire. Shkak për këtë ngjarje dyshohet te jene konfliktet për shkak te borxheve te shumta.

Sipas specialisteve të krimit ekonomik viktima kishte nen administrim disa biznese. Ishte administrator i kompanisë “LAB”, i 2 dyqaneve qe tregtojnë goma, një ne autostrade dhe një ne Yzberisht. Afrim Begalla cili ka ndërruar emrin në Memli begalla rezulton që tu ketë shumë personave borxh në shuma të mëdha eurosh dhe lekësh.

Me disa prej të cilëve ishte ende në procese gjyqësore. Ky mund të cilësohet edhe si krim i paralajmëruar pasi rreth 3 vite me parë Begeajt në po të njëjtin vend ku u ekzekutua iu dogj qëllimisht automjeti i tij ‘land rover’ që kishte në përdorim. Policia ka verifikuar personat që viktima ka pasur konflikte për borxhe. Gjate mesnatës në drejtorinë e policisë të Tiranës është shoqëruar një person si i dyshuar per ngjarjen. Po verifikohet alibia e tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb